Raporti 24-orësh i Policisë: Pa fatalitete, por 25 të lënduar në aksidente trafiku

para 37 dite

Raporti i fundit 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur aksidente trafiku fatale, megjithatë shifrat e tjera dëshmojnë për një situatë shqetësuese në rrugët e vendit.

Raporti 24-orësh i Policisë: Pa fatalitete, por 25 të lënduar në aksidente trafiku

Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale.

Për të adresuar shkeljet e rregullave të trafikut, policia ka shqiptuar një numër të lartë prej 2063 tiketash trafiku.

Lidhur me situatën e përgjithshme, raporti tregon se janë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme, ndërsa 8 prej tyre janë vënë në mbajtje. Nuk ka pasur persona në ndalim policor, ndërsa një person ndodhet në vuajtje të dënimit.

Etiketat

Ofertat e fundit