Raporti 24-orësh i IKSHPK-së për situatën me COVID-19 në Kosovë

25.08.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 1,117 teste kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 203 qytetarë. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

Raporti 24-orësh i IKSHPK-së për situatën me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 1,117 teste kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 203 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 264,969.

Në total numri i rasteve aktive është 2,549.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.410 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.463 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.953 doza të treta dhe 1,690 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.