Raporti 24-orësh i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë
- 16.05.2022
- 0 komente
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.
Në total numri i rasteve aktive është 328.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
KOMENTE0
Leave a Reply