Ramushi nuk ndalet, nga nesër masa të reja Serbisë!

22.11.2018

“Bashkësia ndërkombëtare u mundua të afrojë shqiptarët dhe serbët, por u pa se Serbia ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës dhe ky afrim nuk mund të ndodhë”. “Mendoj që nga nesër, ky sovran dhe kjo Qeveri do t’i shtojë masat ndaj Serbisë. Ka shumë masa tjera, por ato do t’i shohim në ditën e nesërme”, tha […]

Ramushi nuk ndalet, nga nesër masa të reja Serbisë! Foto: Ilustrim

“Bashkësia ndërkombëtare u mundua të afrojë shqiptarët dhe serbët, por u pa se Serbia ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës dhe ky afrim nuk mund të ndodhë”.

“Mendoj që nga nesër, ky sovran dhe kjo Qeveri do t’i shtojë masat ndaj Serbisë. Ka shumë masa tjera, por ato do t’i shohim në ditën e nesërme”, tha Demaliaj.

Deputeti i koalicionit Qeveritar thotë se është mirë që edhe opozita e ka kuptuar se me Serbinë ndryshe nuk flitet.

Në anën tjetër mediumet serbe nuk ndalen së spekuluari lidhur për masën. “Shqiptarët nuk japin oksigjen për foshnjet serbe”, është njëri nga shkrimet që sjellë gazeta “Kurir”, duke spekuluar se kinse spitalet në veri të vendit kanë mungesë të bocave të oksigjenit.