Ramush Haradinaj tregon përfundimisht se a do të bëhet AAK-ja pjesë e qeverisë Kurti

22.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese ende nuk ka arritur koalicion qeverisës me partinë e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Po ashtu tashmë Vetëvendosje ka propozuar edhe mandatarin për Kryeministër të Kosovës, i cili […]

Ramush Haradinaj tregon përfundimisht se a do të bëhet AAK-ja pjesë e qeverisë Kurti Foto: Ramush Haradinaj - Facebook

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese ende nuk ka arritur koalicion qeverisës me partinë e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Po ashtu tashmë Vetëvendosje ka propozuar edhe mandatarin për Kryeministër të Kosovës, i cili është Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Kurtin apo me Vetëvendosjen.

Haradinaj gjatë një konferencë për media tha se qasja e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk përputhet me qasjet tona, prandaj e kam quajtur edhe mashtrues.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen ose me Kurtit, unë kam deklaruar se projekti që paraqet Kurti eshte mashtrues dhe unë e kam qitë Kurtin mashtrues, pasi që qasja e tij nuk përputhet me tonën. Ne jemi opozitë”, ka deklaruar Haradinaj.

Së fundmi Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t’i intensifikojë veprimet e saj për të arritur marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme.