Ramush Haradinaj thotë se shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për AAK’në

20.08.2019

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ai drejton në qytetin e Prizrenit. Në një shkrim në Facebook ai ka bërë të ditur tri motivet e shenjta të vizionit të paritsë së tij. “Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës”, […]

Ramush Haradinaj thotë se shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për AAK’në Foto: Ilustrim

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ai drejton në qytetin e Prizrenit.

Në një shkrim në Facebook ai ka bërë të ditur tri motivet e shenjta të vizionit të paritsë së tij.

“Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës”, ka shkruar ai.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës. Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore.

RH