Ramush Haradinaj: Kosova me taksën i ka bërë bllok Serbisë

Ramush Haradinaj: Kosova me taksën i ka bërë bllok Serbisë

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth forcimit të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë.

Ai ka treguar edhe një herë se si shteti jonë i ka bërë bllok Serbisë me taksën 100%.

“Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.

Haradinaj është shprehur i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës qendrojnë prapa kauzës 100% shtet dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës, andaj veprimet e qeverisë janë bazë e mirë për forcim të pozicionit të shtetit, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

RAPORTO