Haradinaj: Suhareka po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore

16.07.2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Komunën e Suharekës si dhe bizneset të cilat operojnë në këtë komunë, Haradinaj është befasuar jashtëzakonisht për të mirë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vizituar Komuna e Suharekës e cila po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore. Haradinaj këtë […]

Haradinaj: Suhareka po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Komunën e Suharekës si dhe bizneset të cilat operojnë në këtë komunë, Haradinaj është befasuar jashtëzakonisht për të mirë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vizituar Komuna e Suharekës e cila po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se me kryetarin Bali Muharremaj, kanë diskutuar për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes, për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në Komuna.

Postimi i plotë:
Komuna e Suharekës po dëshmon një dinamikë të hovshme zhvillimore.

“Vizitë pune në Suharekë, për të parë nga afër progresin e kësaj komune, në infrastrukturë dhe dinamizim të prodhimit vendor. Me kryetarin Bali Muharremaj, diskutuam për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes, për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në Komuna për zhvillim ekonomik lokal dhe në interes publik. Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë”.

Po ashtu, Kryeministri Haradinaj ka vizituar edhe fabrikën e këpucëve “Solid”, i cili e ka falenderuar këtë fabrikë për vlerën e saj, që është prodhimi, ekonomia, duke i përgëzuar po ashtu për një punë të mrekullueshme.