Ramush Haradinaj ftohet si dëshmitar në rastin ‘Veteranët”

17.01.2020

Avokati Arianit Koci, i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7 ka thënë që ka ftuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn në cilësinë e dëshmitarit, për rastin “Veteranët”. Sipas Kocit ai mund të sqarojë që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve. “Kam vendosur që ta ftoj Ramush Haradinaj si dëshmitar në cilësinë e komandantit […]

Ramush Haradinaj ftohet si dëshmitar në rastin ‘Veteranët” Foto: Ramush Haradinaj

Avokati Arianit Koci, i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7 ka thënë që ka ftuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn në cilësinë e dëshmitarit, për rastin “Veteranët”.

Sipas Kocit ai mund të sqarojë që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve.

“Kam vendosur që ta ftoj Ramush Haradinaj si dëshmitar në cilësinë e komandantit të zonës operative të Dukagjinit. Ai mund t’i sqarojë shumë çështje, që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve, është ekspert i fushës ushtarake.”

Gjatë ditës është bërë e ditur se edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh njëri nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është propozuar si dëshmitar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”.

Sipas Kocit ai mund të ketë informacione për rastin.

“Hashim Thaçi ka negociuar transformimin e UÇK-së në TMK dhe ka informacione” tha ai.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.