Haradinaj: Është rrezik që Kosova me u udhëheq nga Kurti në etapat e ardhshme

29.02.2020

ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i të enjtes kinse për heqje të pjesshme të taksës është një kamuflim, pasi vendimi është i qartë se taksa do të hiqet krejtësisht për dy jave. “Është një gabimi i madh”, ka thënë Haradinaj për Front Online. Haradinaj ka thënë se është shumë e vështirë që të […]

Haradinaj: Është rrezik që Kosova me u udhëheq nga Kurti në etapat e ardhshme Foto: Ilustrim

ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i të enjtes kinse për heqje të pjesshme të taksës është një kamuflim, pasi vendimi është i qartë se taksa do të hiqet krejtësisht për dy jave.

“Është një gabimi i madh”, ka thënë Haradinaj për Front Online.

Haradinaj ka thënë se është shumë e vështirë që të rivendoset taksa, duke u bazuar në atë se sa e vështirë është që të hiqet një vendim i tillë.

Tutje kryetari Haradinaj ka thënë se Albin Kurti tashmë është dorëzuar përballë presioni të perëndimorëve, dhe shpreh shqetësimin e tij se çfarë do të ndodh me Kurtin kur të afrohet faza për arritjen finale të marrëveshjes dhe kur presioni do të jetë jashtëzakonisht më i madh.

“Ai e ka specialitet mashtrimin”, ka shtuar tutje Haradinaj, duket thënë se Kurti po e kthen pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë