Ramush Haradinaj-Edi Ramës: “Mos u përzij më”

Samiti i Berlinit u cili u organizua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’i dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perendimor, nuk ka përfunduar pa tensione ndërmjet Kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime të afërta me të dy krerët shtetëror. Sipas të njëjtave burime, zënka mes Haradinajt dhe Ramës ka nisur gjatë pushmit të djeshëm në samit, për shkak të tarifave doganore ndaj shtetit serb dhe atij boshnjak.

“Gazeta Blic” merr vesh se Haradinaj, i është drejtuar me fjalë të rënda kryeministrit shqiptar, në shenjë revolte pas presionit të bërë për heqje të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Mos u përzij më“, citohet t’i këtë thënë Haradinaj, Ramës, raporton GazetaBlic.

Ndryshe, që në hapje të samitit, Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.