Herolind Bytyçi
14.04.2019, 15:44

Ramë Vataj zgjedhet kryetar i PDK-së në Suharekë

Në raundin e dytë në mes Ramë Vatajt dhe Florim Kryeziut për kryetar të degës së PDK-së në Suharekë, ka fituar Ramë Vataj.

Kuvendi zgjedhor kishte filluar në orën 9 në mëngjes dhe është përmbyllur me fitoren e Ramë Vataj.

Nga 177 delegatë të cilët kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor, Vataj ka marrë 100 vota. Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë.

Në zgjedhjet e vitit 2013 ku Vataj kishte kandiduar për Kryetar të Suharekës, kishte humbur me të parën.