Ramë Vataj ia kalon Enver Hoxhajt në Këshillin Drejtues të PDK-së

17.06.2019

Në listën e Këshillit Drejtues të PDK’së më i votuar del Uran Ismaili, ndërsa aty mungojnë emra të figurave të njohura të partisë si Xhavit Haliti, Arsim Bajrami. Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e Nëntë Zgjedhore dhe sipas të gjitha pritjeve, ka rizgjedhur kryetar pa asnjë kundërkandidat, Kadri Veselin. Në listën […]

Ramë Vataj ia kalon Enver Hoxhajt në Këshillin Drejtues të PDK-së Foto: Ilustrim

Në listën e Këshillit Drejtues të PDK’së më i votuar del Uran Ismaili, ndërsa aty mungojnë emra të figurave të njohura të partisë si Xhavit Haliti, Arsim Bajrami.

Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e Nëntë Zgjedhore dhe sipas të gjitha pritjeve, ka rizgjedhur kryetar pa asnjë kundërkandidat, Kadri Veselin.

Në listën e të zgjedhurve të Këshillit Drejtues të kësaj partie nuk shihen emra si Xhavit Haliti, Justina Pula, Arsim Bajrami e Elmi Reçica.

Më i votuari në listë është Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, që pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga PDK’ja. Ismaili ka marrë 461.

Ndërsa nga dy politikanët e kësaj partie që vijnë nga Komuna e Suharekës, Enver Hoxhaj dhe Ramë Vataj, ky i fundit ka marrë gjithësej 389 vota, 38 më shumë se Enver Hoxhaj i cili ka marrë 351 vota në total.

Muaj më parë përmes një procesi demokratik përballë tre kundërkandidatëve Vataj është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Suharekë.