Ramadani: Termi korigjim vetëm sa për të kamufluar ndarjen

Zëvendësministri i FSK-së njëherit zyrtar i lartë i AAK-së, Burim Ramadani i ftuar në emisionin Pressing në T7 ka komentuar dhe debatuar lidhur me idenë e korigjimit të kufijëve.

Sipas Ramadanit vetëm fakti i pranimit të diskutimit lidhur me ide të tilla në një mënyrë konfirmon se Serbia ka pasë të drejtë vite më parë kur ka insistuar që tema të tilla të diskutohen.

Ai madje idenë të cilën po e promovon presidenti si korigjim tē kufijëve e ka quajtur si term kamuflues e që realisht nënkupton ndarje të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gatshëm të diskutojë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për një “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

Ramadani gjithashu ka komentuar edhe mundësinë e ngritjes së mocionit të votëbesimit duke thënë se produkti i mocionit janë zgjedhjet, si edhe nëse shkojmë në zgjedhje prapë Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër.

RAPORTO