Burim Ramadani i cili kryen detyrën e zv.ministrit të Mbrojtjes, ka takuar Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols, ku është diskutuar për realizimin e angazhimeve të përbashkëta me qëllim që të sigurohet zhvillim në sektorin e mbrojtjes në Kosovë.

Ramadani tha se thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale.

Postimi i plotë i Burim Ramadanit:

Partneriteti me SHBA është esencial për Kosovën

Thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale.

Kënaqësi që në takimet e rregullta, sikurse ky i sotmi, me Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols, të diskutojmë mbi realizimin e angazhimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të sektorit të mbrojtjes në Kosovë.