Çlirim Gashi
03.04.2019, 20:31

Ramadani: Lajmi për ikje nga FSK-ja, është i rremë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, i ka quajtur të pavërteta lajmet për ikje të pjesëtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Ramadani e ka quajtur lajm të rremë atë për ikje nga FSK-ja.

Ramadani, ka thënë se janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, e cila është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike.

Postimi i plotë i Ramadanit: 

‘Fake News’ është lajmi për ikje nga FSK-ja.
Nuk po braktiset Forca jonë. 
Janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, sipas ligjt dhe nē përputhje me standardet dhe rregullat e brendshme.

Pensionet e parakohshme kryesisht ndërlidhen me aspektin e moshës. 
Dalja në pension të parakohshëm është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike. 

Në Kosovë, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe ruan nderin e dinjitetin e pjesëtarëve të Forcës sonë. 
Nuk bëhet fjalë për ikje. Nuk bëhet fjalë për konotacione negative.