783 Rama kërkon kthimin e të strehuarëve në Kosovë

Sot Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka kryesuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, ku edhe ka bërë thirrje për kthimin e të strehuarëve në Kosovë.

Rama ka deleguar ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që të vijnë në Kosovë dhe të bindin njerëzit të kthehen dhe të akodmohen në hotele.

Shefi i ekzekutivit tha se në Republikën e Kosovës janë strehuar 783 persona.

“Përsa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në çadra, por këtu vijon puna për të garantuar çadra dimërore me standarde”, deklaroi Rama

Po ashtu ai tha se: “Kemi 6323 persona, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa (Shahini) dhe Ogerta (Manastirliu) do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t’u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehtë të ndryshme. Sot në total janë 12366 persona në këtë strukturë emergjence”.

Po ashtu, Rama tha se situata po paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate dhe se ajo po shkon drejt përmirësimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.