Raka: Kosova ende s’e ka kaluar fazën e parë me COVID-19

09.08.2020

Mikrobiologu, Lul Raka, në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim gjatë muajit të fundit. “Situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim në muajin e fundit, duke u radhitur ndër vendet me incidencën më të lartë në Evropë”, tha ai. Sipas Rakës Kosova nuk […]

Raka: Kosova ende s’e ka kaluar fazën e parë me COVID-19 Foto: Ilustrim

Mikrobiologu, Lul Raka, në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim gjatë muajit të fundit.

“Situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim në muajin e fundit, duke u radhitur ndër vendet me incidencën më të lartë në Evropë”, tha ai.

Sipas Rakës Kosova nuk ka dalë fare nga faza e parë e këtij virusi, pasi nuk pati një periudhë prej 28 ditësh pa asnjë rast të konfirmuar.

Madje Raka deklaroi se pak shtete në botë e kanë arritur këtë nivel gjatë pandemisë (shembulli i Malit të Zi).

“Ne kemi pasur valë goditëse në fillim të pandemisë dhe pas lirimit të masave. Kjo do të zgjasë deri në vaksinë me përkeqësim tjetër eventual gjatë sezonit të gripit stinor”, shtoi Raka.

Sipas mikrobiologut Raka janë dy faktorë kryesore që quan në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

“Mosrespektimi i masave të thjeshta parandaluese nga qytetarët dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe kontrollit rigoroz nga shteti”, tha Raka.