Rajoni i Prizrenit prin me numrin më të madh të personave të arrestuar, dy në Suharekë

Krahas numrit të madh të rasteve me koronavirus po rritet edhe numri i personave që po shkelin dispozitat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës për media krahasuar me ditët tjera e diela ka qenë e qetë dhe me më pak raste të shkeljes së dispozitave.

Gjithsej janë raportuar 7 raste ku Rajoni i Prishtinës ka 2 raste, Gjilani 1 dhe Rajoni i Prizrenit 4 raste, prej të cilëve dy nga Suhareka.

  • Suharekë, Prizren 26.04.2020 – 15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Suharekë, Prizren 26.04.2020 –  15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte.
RAPORTO