Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar 5.52 gramë marihuanë. Rasti është cilësuar si “Posedim i narkotikëve”.
Pas procedurave policore dhe intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe apelon tek qytetarët për bashkëpunim në raportimin e rasteve të tilla.