Bizneset Vende Pune Ofertat

Radhë para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës

Radhë para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës

02.11.2023 Lajme

Një kolonë me automjete me targa “KM” u pa mëngjesin e 2 nëntorit para Qendrës për Regjistrim në Mitrovicë të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

Sinisha nga Mitrovica e Veriut, që po priste në radhë para Qendrës për Regjistrim nga ora 7:30, i tha Radios Evropa e Lirë se është lehtësuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe se njerëzit kishin mbetur pa një zgjidhje tjetër, pos riregjistrimit në RKS, pasi ata nuk mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë të bëj. Ju mund të largoheni nga Kosova, por nuk mund të hyni sërish”.

I pyetur pse nuk e kishte riregjistruar makinën e tij deri më tani në targa RKS, ai tha se besonte se do të mund të vazhdonte të lëvizte ende me makinën e tij me targa “KM”.

“Të gjithë ndihemi të mashtruar”, tha Sinisha.

Çështja e targave ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Gjuriq kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS.

Më 23 nëntor 2022, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, Serbia pranoi që të mos lëshonte më targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte plani për riregjistrimin e makinave.

Megjithatë, të dyja palët më vonë e interpretuan ndryshe këtë marrëveshje.

Më 6 dhjetor 2022, Qeveria e Serbisë miratoi një dekret në bazë të të cilit automjetet me targa “KM” lejohen të lëvizin pa etiketë regjistrimi, gjegjësisht atyre u duhet t’i tregojnë zyrtarëve vetëm një policë sigurimi dhe një certifikatë kontrolli teknik.

Prishtina zyrtare e interpretoi këtë hap të Beogradit si rinovim të regjistrimit me arsyetimin se bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit. Prandaj, autoritetet e Kosovës ndaluan qarkullimin e makinave me targa “KM” në veri që ishin regjistruar në sistemin serb pas arritjes së marrëveshjes për targat në nëntorin e vitit 2022.

Mirëpo, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës pas skadimit të afatit për riregjistrim nuk ka shqyrtuar gjoba për qytetarët për shkak se kjo çështje ishte “çështje politike”.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë