Qytetarit nga Vushtrria që BIK-u e detyroi ta shesë viçin për të varrosur nënën, i kthehen paratë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se KBI ia ka kthyer paratë qytetarit Sabri Beqiri, në emër të anëtarësisë, pasi që rasti është evidentuar si skamnor.

Sabri Beqirit nga Vushtrria i cili jeton në varfëri të skajshme, gjendje për të cilën ai edhe merr një ndihmë sociale. Dy ditë më parë, Beqirit i vdiq nëna, por përveç dhimbjes, ai u trondit kur Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi që t’i paguaj 470 euro, përndryshe sipas Sabriut, nëna do t’i mbetej pa varrosur pa ceremoni fetare.

E kryetari i Komuës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri thotë se refuzimi i kryerjes së shërbimeve të varrimit për qytetarët, aq më tepër për rastet në nevojë, është i pa pranueshëm dhe kundër praktikave të bashkësive fetare në Kosovë.

“Gjithashtu në KBI më njoftuan se paratë të cilat i ka paguar qytetari Sabri Beqiri, në emër të anëtarësisë, i janë kthyer pasi është evidentuar si rast skamnor”, ka shkruar Tahiri.

“Rasti i Sabri Beqiri dhe afër 100 familje tjera në Vushtrri ndihmohen rregullisht nga KBI me miell dhe pako tjera ushqimore në kuadër të programeve humanitare. Si duket deri te mos marrëveshja për pagesën prej 417€ ka ardhur për shkak të moskomunikimit të duhur qytetar-KBI.”, ka njoftuar ai mes tjerash.

Ai ka njoftuat se qytetarët e Vushtrrisë, që nga 1 janari i vitit të kaluar, nuk paguajnë për shpenzimet të varrimit, derisa këto shpenzime i mbulon Komuna.

RAPORTO