Qytetarët që vijnë nga këto shtete në Kosovë duhet të kenë test negativ ose të vet-izolohen

Të premtën e 13 nëntorit kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID ku sipas Qeverisë së Kosovës këto masa do të ndikojnë në parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndër masat e përgjithshme të miratuara nga Qeveria e Kosovës në pikën 1.9 thuhet se bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër, gjatë hyrjes në RKS e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS ose të vetë-izolohen për 7 ditë në mungesë të testit RT-PCR.

Pra, janë disa shtete që Kosova aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19.

Ato shtete janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Pra, të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto shtete, për të hyrë në Kosovë duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të vet-izolohen për shtatë ditë.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.