13.08.2019, 16:41

Qytetarët pro zgjedhjeve të parakohshme, por pak shpresë për ndryshime

Edhe pse në Kosovë asnjë qeveri prej shpalljes së Pavarësisë, nuk e ka përmbushur mandatin 4 vjeçar dhe janë mbajtur zgjedhje pothuajse çdo tri vjet, qytetarët shprehen të gatshëm për të dalë prapë në votime.

Ata edhe pse janë të dëshpëruar me punën e qeverive, daljen në zgjedhje e shohin si obligim qytetarë.

Por, ka të atillë që shprehen të hutuar nëse do të ketë zgjedhje.

Milazim Abazi thotë për EkonomiaOnline se është i gatshëm të votojë, por që nuk dihet a do të ketë zgjedhje ende ani pse është caktuar data 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit.

Megjithatë ai është i gatshëm për të votuar dhe sipas tij këto zgjedhje do të jenë një referendum për ndryshime dhe kundër atyre që janë munduar të korrigjojnë kufijtë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

“Do të dalim më votua si jo, por nuk po dihet a do të mbahen zgjedhjet apo jo. Sigurisht që do të ketë ndryshime zgjedhjet do të jenë një referendum, kundër ndryshimit të kufijve, kundër ‘Republikës ‘Srpska’ në Kosovë apo ‘Dodik Republikës’. Unë flas për të gjithë ata që janë angazhuar për korrigjim të kufijve, për heqjen e taksës edhe për Asociacionin e komunave serbe. Me kryeministrin kemi qenë mjaft të kënaqur me kryeministrin aktual”, thotë ai.

Kurse qytetarë të tjerë shprehen se presin që të ketë ndryshime të kudrave dhe prurje të reja, pasi sipas tyre partitë funksionojnë që shumë vite me të njëjtit njerëz dhe me të njëjtën elitë.

“Prej këtyre zgjedhjeve nuk pres ku me dit se çka sepse është e njëjta elitë, e njëjta fotografi. Por ta zëmë gjithmonë me shpresën hajde mos po bëhet diçka më mirë. Ndryshime në Kosovë janë problem, pasi që të gjitha partitë politike të Kosovës nuk janë unike, edhe fytyrat politike të cilët e udhëheqin Kosovën janë të njëjtat. Çka pres prej tyre, unë kam prit që do të bëhen ndryshime edhe nëpër parti po qe se ish bërë ndonjë ndryshim i kryetarëve të partive kisha shpresuar ndoshta diçka pak më ndryshe”, thotë qytetari Enver Limani.

LEXO EDHE:  Haradinaj: Nuk do të ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës

“Gjithsesi, presim më mirë që do të jetë do të zgjedhën kudra të reja ndoshta ashtu përmirësohet edhe gjendja ekonomike, gjendja sociale mendimi im është që do të bëhet më mirë. Shumica jo e unë po  jam i kënaqur  me punën e qeverisë  të kaluar ka shumë që po ankohen thonë nuk është mirë por unë në përgjithësi nuk qahem”, thotë qytetari Vasfi Selimi.

Qytetarët shprehen të lodhur me premtimet për ndryshime, raporton EO.

Sipas një qytetari liderët politikë në fushata premtojnë ndryshime, por kur marrin poste ata harrojnë atë që e kanë premtuar.

“Në zgjedhje duhet të dilet gjithsesi e kemi obligim, çdo njëri është i obliguar me e dhënë atë mendimin e vet. Premtime ka por jo ndryshime. Me asnjë, problemi është që s’po dimë edhe kujt me ja jap votën se deri po hipim në pozitë premtime ka shumë, por kur po hipin në ‘fotele’ tani po i harrojnë premtimet”, thotë ai.

Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar më 22 gusht, ndërsa të gjitha partitë politike tashmë kanë deponuar nënshkrimet për votim.

Nëse shpërndahet Kuvendi me këtë datë, zgjedhjet do të mbahen më 29 shtator ose 6 tetor.