Qytetarët nuk pajtohen për grevën në arsim të paralajmëruar nga SBAShK-u

Qytetarët nuk pajtohen për grevën në arsim të paralajmëruar nga SBAShK-u

Sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharit viti shkollor 2019/2020 duket se nuk do të fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu deklaroi ai.

Por, me grevën e SBASHK-ut, nuk po pajtohen assesi qytetarët, ata për arbresh.info thonë se gjithmonë SBASHK-u, thotë kështu por nuk do t’a mbajnë grevën, edhe pse po mundohen të marrin rolin institucional.

Njëri nga qytetarët thotë se janë të drejta ato.

“S’po di çka me thanë, janë të drejta ato”, u shpreh ai.

Ndërsa, një tjetër për arbresh.info, ka thënë se gjithmonë është paralajmëruar grevë, por nuk do të mbahet.

Ndërkaq një zonjë u shpreh se nuk është e drejtë të mbahet greva, sepse SBASHK-u, nuk duhet të ushtrojë rolin institucional, dhe se ata po i kundërvihen shtetit si me një lloj shantazhi.

Po ashtu, njëri nga të intervistuarit u shpreh se “Boll kanë pushu, edhe me bo grevë tash”.

RAPORTO