Qytetarët mund të tërheqin 10% të mjeteve nga Trusti, por nuk do të kompensohen nga shteti

06.07.2020

Kështu ka bërë të ditur zv.ministri i Financave, Agim Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online i cilia ka thënë se Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensimin e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional. Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusit ka sqaruar ai, por që nuk do të kompensohen nga […]

Qytetarët mund të tërheqin 10% të mjeteve nga Trusti, por nuk do të kompensohen nga shteti Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur zv.ministri i Financave, Agim Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online i cilia ka thënë se Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensimin e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional.

Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusit ka sqaruar ai, por që nuk do të kompensohen nga shteti.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve” ka shtuar zv.ministri Krasniqi.

“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro, atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi.