Banorët e lagjes “Xhavit Syla” shprehin pakënaqësi për mosrregullimin e duhur të kësaj rruge.

Në rrugën e Reqanit “Xhavit Syla”, po vazhdojnë punimet, ku një pjesë e saj është përfunduar, dhe pjesa tjetër është duke u rirregulluar mirëpo qytetarët e Suharekës shprehin pakënaqesi, ku kërkojnë nga kryetari Bali Muharremaj  të vendosen pengesa (polic të shtrirë), ku sipas banorit të kesaj lagjeje S.E shpejtësia e automjeteve në këtë rrugë është e pa kontrolluar! Ku ka pasur edhe aksidente, shkelje të këmbësorëve!

Kurse banori tjetër i po të njejtës lagje ankohet për pusetat e kanalizimeve ku sipas tij kanë mbetur të hapur njejtë siç kanë qenë.

Këta banor shpresojnë dhe kërkojnë nga Kryetari që edhe këto probleme të zgjidhen.

Edhe grupi i asambleistëve të PDK-së dega në Suharekë ka reaguar me cilësinë e punimeve që janë bërë në këtë rrugë. Sipas reagimit të tyre punimet janë tërësisht të tmerrshme.

Sipas Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj të gjitha rrugët do të rirregullohen dhe përkushtimi do të mbetët në shërbim të qytetarëve.

“Përkushtimi do të mbetet në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Muharremaj.