Qytetarët e Kosovës zgjedhin të festojnë Pavarësinë në Shqipëri, fluks në Morinë

17.02.2024

Në 16-vjetorin e Pavarësisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët e Kosovës që kanë zgjedhur që ta festojnë në Shqipëri.

Qytetarët e Kosovës zgjedhin të festojnë Pavarësinë në Shqipëri, fluks në Morinë Foto: Ilustrim

Duke shfrytëzuar 3 ditët e pushimit, por edhe motin e mirë, me diell në Shqipëri, kanë qenë të shumtë shqiptarët e Kosovës që ka ardhur drejt Tiranës, por edhe qyteteve bregdetar.

Në Morinë ka një fluks të madh të automjeteve, autobusë, por edhe makina personale. Për shkak të marrëveshjes së nënshkruar mes 2 vendeve, atyre nuk do duhet që të presin në radhë për të kontrolluar pasaportën, por mund të kalojnë lirisht drejt vendit tonë.