Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve, ish-kryetari i Odës Ekonomike e konsideron goditje për ekonominë

03.05.2021

Në tre muajt e fundit në Kosovë janë rritur çmimet e produkteve bazë për rreth 1.2 për qind. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se rritja e tillë do ta godet edhe më shumë ekonominë familjare të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu ai ngritjen e çmimeve të produkteve bazë po e […]

Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve, ish-kryetari i Odës Ekonomike e konsideron goditje për ekonominë Foto: Ilustrim

Në tre muajt e fundit në Kosovë janë rritur çmimet e produkteve bazë për rreth 1.2 për qind.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se rritja e tillë do ta godet edhe më shumë ekonominë familjare të qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu ai ngritjen e çmimeve të produkteve bazë po e sheh si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Sipas Gërxhaliut qytetarët janë të frustruar nga ky ndryshim çmimesh të produkteve ushqimore, sepse atë që mund ta blinin më 100 euro tani nuk mund ta blejnë as më 130 euro.

Po ashtu ai për EkonomiaOnline ka thënë se Kosova ka fuqi blerëse të dobët, por që ata po e kalojnë këtë krizë falë remitencave të bashkatdhetarëve.

“Është e vërtetë që Kosova pas pandemisë Covid do të ballafaqohet me pandemi sociale dhe ekonomike dhe në këtë drejtim shteti duhet të gjejë mekanizma si ta ndalojë rritjen e infloacionit nga importi, si të jetë më afër qytetarëve dhe si ta ketë prioritet politikën sociale.

Në këtë drejtim besoj që qytetarët e Kosovë janë të frustruar nga fakti se ata që kanë mundur ta blejnë vitin e kaluar me 100 euro nuk mund ta blejnë këtë vit me 130 euro dhe ky është një fenomen që është duke futur frikë dhe në veçanti kur shihet që agjenda politike është dominante në Kosovë dhe për aspektin ekonomik dhe social ka shumë pak hapësirë” ka shtuar ai.