Qytetarët ankohen për ngritje çmimesh në prag të Bajramit, institucionet përgjegjëse në “gjumë”

25.04.2022

Qytetarët po ankohen se krahas ngritjes së çmimeve nuk është duke pasur reflektime nga ana e inspektoriatit. Disa qytetarë për EkonomiaOnline kanë thënë se shtrenjtimi i produkteve bazë në vendin tonë është i zakonshëm, e sidomos kjo në prag të festave, ndërsa disa të tjerë i konsiderojnë si normale për shkak të krizave globale. Një […]

Qytetarët ankohen për ngritje çmimesh në prag të Bajramit, institucionet përgjegjëse në “gjumë” Foto: Ilustrim

Qytetarët po ankohen se krahas ngritjes së çmimeve nuk është duke pasur reflektime nga ana e inspektoriatit.

Disa qytetarë për EkonomiaOnline kanë thënë se shtrenjtimi i produkteve bazë në vendin tonë është i zakonshëm, e sidomos kjo në prag të festave, ndërsa disa të tjerë i konsiderojnë si normale për shkak të krizave globale.

Një qytetar tha se çdo vit në prag të festës së Bajramit ka hetuar ngritje të çmimeve të produkteve.

Sipas tij institucionet përkatëse për mbrojtjen e konsumatorit janë në gjumë.

“Unë kam hetu vazhdimisht sikur çdo vjet, edhe sivjet edhe vitet e ardhshme, kush ka ymër e shëndet me i prit se di të ketë ngritje të çmimeve të vazhdueshme sidomos në prag të festave tona fetare islame. Atë e bëjnë vëllezërit tanë mysliman, në vend se me i zvogëlua duke e ditë gjendjen ekonomike, shtrenjtimin ata e bëjnë të kundërtën, na i ngritin e i rritin. Mirëpo ne jemi mësuar me ta e dimë, nuk kemi çka me bë.

Qeveria nuk merr kurrfarë masa. Inspektorati asgjë, ajo shoqata që e bënë verifikimin e kontrollimin e çmimeve për konsumatorë ata janë në gjumë, e dikund zgjohen pas festës se me dashtë me punu ish bë diçka. Nuk ka kontroll kurrkund”, tha ai.

Po ashtu edhe një qytetar tjetër tha se për festën e Bajramit ka vërejtur vetëm shtrenjtim.

“Po kjo te na nuk ka ndodh kurrë të lirohen çmimet për kurrfarë feste, një ashtu edhe për Bajaram kam vërejt vetëm shtrenjtim”, tha shkurt ai.

Ndërsa një tjetër thotë se në Kosovë vërehet ngritja e çmimeve për shkak se niveli i të ardhurave është më i ulët. Ai e konsideron si normale ngritjen e disa artikujve bazë.

“Me të tregu të drejtën unë kam ardhë pardje se nuk kam qenë këtu që 6 muaj, te vajzat kam qenë jashtë. Sipas asaj qysh jam dëgjuar me disa shokë, e bëjnë kiamet punën. Kjo krizë globale e ka fshi botën e le Kosovën. E di që është keq se këtu niveli i të ardhurave është shumë i ulët prandaj është më e ndjeshme se sa në viset tjera, kështu që krejt normal”, tha ai.