Quni: Deri në vitin 2028, FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota ushtarake
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar për Ekonomia Online se FSK-ja deri në vitin 2028 do të arrijë kapacitetet e plota ushtarake për të menaxhuar situatat në rast të rrezikut potencial.
“Çështja e sigurisë është çështje që çdo ditë evulon ndryshon për nga natyra faktorët që kanë ndikime të ndryshme, duke filluar ato globale deri tek regjionale. Natyrisht që institucionet tona të specializuara duhet të përcjellin dhe të sigurojnë informata në lidhje me sigurinë në veçanti me kapacitet e ngushta policore, njësive speciale, po ashtu edhe grupeve paramilitare terroriste të cilat mund të zhvillohen te shtetet fqinjëve. Tanimë është e ditur se Serbia ka një numër të konsiderueshme të personelit ushtarak, po aplikon teknologjinë e fundit ushtarake dhe ka një industri ushtarake të konsiderueshme. Është eksportues i disa produkteve nga industria ushtarake. Këto fakte mundin ta determinojnë se cilat masa do të duhej institucionet e Kosovës me ndërmarrë në raste të ndonjë rreziku potencial”, ka deklaruar Quni.
Ai ka thënë se varësisht nga përmasat e rrezikut, natyra e agresionit, operacioneve, taktikave, FSK-ja ka kapacitet për të menaxhuar situatat.