QUINT-i: Nuk do të ndërmjetësojmë në takimet VV-LDK

28.01.2020

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk ka marrëveshje për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. As në takimin e së hënës pasdite mes dy liderëve të […]

QUINT-i: Nuk do të ndërmjetësojmë në takimet VV-LDK Foto: Ilustrim

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk ka marrëveshje për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

As në takimin e së hënës pasdite mes dy liderëve të kësaj partie nuk është arritur dakordimi, ndërsa sot është paralajmëruar një tjetër takim.

Palët janë pajtuar që të zhvillohet një takim bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

Por, sot shtetet e QUINT-it i kanë quajtur spekulime raportimet në medie në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në takimin ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Në një komunikatë të përbashkët për medie shtetet e QUINT-it edhe njëherë sqarojnë qëndrimin e tyre në lidhje me procesin e formimit të qeverisë së Kosovës.

Këto shtete konsiderojnë se nuk përkrahin asnjë parti apo kandidat, kushdo qoftë ai.

Komunikata e plotë:

“Në dritën e spekulimeve të fundit, duam të sqarojmë pozitën tonë lidhur me procesin e formimit qeveritar në Kosovë. Siç u shënua në deklaratën tonë të 30 gushtit, ” Ne përfaqësojmë vendet thellësisht të angazhuara ndaj një Kosove demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim që qeveritë tona mbështesin një parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është e pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për liderët e Kosovës, dhe vetë Kosovën qëndron vetëm me ju, populli i Kosovës.” Ne nuk do ta bëjmë angazhohen në ndërmjetësim. I inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”.