Koordinatori i Qendres së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të rinumëruar votat.

Ai tha se QNR punon sipas procedurave të KQZ-së.

“QNR punon sipas procedurave të KQZ-së. Aktualisht nuk ka ndonjë vendim që do të na nxirrte punë shtesë. Stafi i QNR-së është i gatshëm edhe nëse shkohet në rinumërim “- tha Ahmetaj.

Po ashtu Ahmetaj tha se ne aktualisht Qendra e Numërimit nuk i kemi pranuar ende votat me postë nga diaspora.

“Akoma nuk i kemi pranuar votat e diasporës, por po presim që shumë shpejtë të vijnë edhe ato”, tha Burim Ahmetaj.

”QNR ka pranuar gjithë materialin sensitiv dhe jo sensitiv nga e gjithë Kosova. Ne jemi duke i procesuar të dhënat nga formularët nga listat e rezultateve për parti dhe kandidatë për deputetë. Jemi duke bërë edhe skanimin e listave të atyre që kanë votuar, dhe atyre që kanë votuar me kusht “.