QKUK: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta pas uljes së numrit të pacientëve me COVID-19

14.06.2021

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se pas renovimit e bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e Mjekimit Intensive Traumatik janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë. Këto hapësira janë liruar pas rënies së numrit të pacientëve me COVID-19. Me vendim të Komitetit të ShSKUK-së, për menaxhim të situatës […]

QKUK: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta pas uljes së numrit të pacientëve me COVID-19 Foto: Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se pas renovimit e bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e Mjekimit Intensive Traumatik janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë.

Këto hapësira janë liruar pas rënies së numrit të pacientëve me COVID-19.

Me vendim të Komitetit të ShSKUK-së, për menaxhim të situatës me Covid-19, ditë më parë këto hapësira ishin liruar, meqë numri i pacientëve me Covid kishte rënë ndjeshëm.

Hapësira që deri tani ka shërbyer për Mjekim Intensiv Qendror Traumatik, do të rikthehet në shërbim të Njësisë Koronare të Klinikës së Kardiologjisë.