QKUK dhe Spitalet Rajonale furnizohen me serum kundër kafshimit të gjarprit

QKUK dhe Spitalet Rajonale furnizohen me serum kundër kafshimit të gjarprit
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Lajme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër kafshimit të gjarprit.

Një gjë të tillë SHSKUK-ja e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se me këtë serum kundër kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin janë furnizuar edhe spitalet e përgjithshme rajonale.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK furnizohet në sasi të mjaftueshe me serum kundër të kafshimit të gjarprit.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin.

LEXO EDHE:  ShSKUK: 77 pacientë janë në trajtim nga COVID-19
RAPORTO