Qindra mërgimtarë nga Zvicra ia mësyjnë Kosovës edhe përmes autobusëve

04.10.2020

Para një jave, shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë për koronavirus. Ky vendim bëri që shumë mërgimtar nga Zvicra të shkojnë drejt Kosovës, pasi që gjatë verës e kishin thuajse të pamundur shkaku i karantinës, shkruan albinfo.ch. Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusve u gjallëruan, ku me […]

Qindra mërgimtarë nga Zvicra ia mësyjnë Kosovës edhe përmes autobusëve Foto: Ilustrim

Para një jave, shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë për koronavirus. Ky vendim bëri që shumë mërgimtar nga Zvicra të shkojnë drejt Kosovës, pasi që gjatë verës e kishin thuajse të pamundur shkaku i karantinës, shkruan albinfo.ch.

Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusve u gjallëruan, ku me qindra qytetarë morën rrugën për në Kosovë.

Autobus të shumtë janë nisur nga shumë qytete të Zvicrës, si Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bern, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone dhe Chiasso, shkruan tutje albinfo.ch.

Shumë agjencione kosovare kanë konfirumar arritje të qindra mërgimtarve drejt Kosovës.

Me të marrë lajmin se Kosova është larguar nga lista e ndalesës, shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër ua kanë mësyrë agjencive të udhëtimit për të rezervuar bileta për pushime në Kosovë, madje edhe janë nisur me vetura.

Por, pavarësisht heqjes së kufizimeve, megjthatë udhëtimi përmes aeroportit vazhdon të ketë kosto. Duke marr parasysh faktin se pandemia ka goditur secilin shtet dhe sektor të biznesit, aviokompanitë tashmë kanë rritur edhe çmimin e biletave.