Qeverisë pritet t’i dërgohet propozimi i ri për pagën minimale

22.03.2022

Në takimin e fundit të Këshilli Ekonomiko-Social, më 10 mars, kishte dy propozime për pagë minimale e që u hodhën në votim, por asnjëri propozim nuk mori votat e duhura. Ky këshill ka bërë të ditur sot se propozimi që pritet t’i dërgohet Qeverisë për miratim për pagën minimale është i arsyeshëm. “Deri në fund […]

Qeverisë pritet t’i dërgohet propozimi i ri për pagën minimale

Në takimin e fundit të Këshilli Ekonomiko-Social, më 10 mars, kishte dy propozime për pagë minimale e që u hodhën në votim, por asnjëri propozim nuk mori votat e duhura.

Ky këshill ka bërë të ditur sot se propozimi që pritet t’i dërgohet Qeverisë për miratim për pagën minimale është i arsyeshëm.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbahet takimi i radhës i KES-it, ku do të votohet propozimi përfundimtar për pagën minimale, i cili propozim do t’i dërgohet për miratim Qeverisë. Besojmë shumë se propozimi i KES-it, i cili është propozim i arsyeshëm, do të miratohet nga Qeveria dhe të punësuarit në Republikën e Kosovës do të kenë një pagë minimale të arsyeshme”, thuhet në komunikatën e Këshilli Ekonomiko-Social.

KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë dhe pos të tjerash përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale, pasi e ka në mandatin e tij.

Etiketat