Qeveria vendos për lehtësimin e masave anti-COVID në Kosovë
- 30.04.2022
- 0 komente
Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe ka marrë vendim për lehtësimin e masave kundër COVID-19.

Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë derisa ka folur para kabinetit qeveritar, ka theksuar se situata epidemiologjike në vendin tonë është stabile dhe se për këtë arsye propozoi për lehtësimin e masave anti-COVID.
Ministri Latifi nuk ka bërë të ditur se cilat masa do të lehtësohen, por ka kërkuar nga kabineti që të votojnë pro propozimit të tij.
Sipas të parit të MSh-së, këto masa të propozuara në vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.
“Ashtu siç potencoi kryeministri, jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll. Ju ftoj që ta votoni këtë propozim-vendim”, tha ai.
Masat e reja Qeveria do t’i bëjë publike më vonë gjatë ditës.
Leave a Reply