“Qeveria të siguroj furnizim me energji elektrike dhe mos ta rrisë çmimin e saj për qytetarët”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha sot në Kuvendin e Kosovës se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë furnizim të qytetarëve me energji elektrike dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria të siguroj furnizim me energji elektrike dhe mos ta rrisë çmimin e saj për qytetarët”

Ai tha se për këto dy çështje PDK do ta mbështesë qeverinë, ndërsa tha se PDK është kundër paralajmërimeve të qeverisë për masat e reduktimeve që po i ndërmerr.

“Duke qenë parti opozitare që për interes ka interesin e qytetarëve sot ju themi se mbështetjen tonë në këtë krizë energjetike do ta keni vetëm për dy çështje: sigurojnë furnizim me energji për qytetarët e Kosovës dhe nuk lejojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Për gjëra tjera absolutisht do të jemi kundër dhe nuk do të keni asnjëherë mbështetje.”, tha Krasniqi gjatë seancës ku po diskutohet për krizën energjetike.


Ai tha se kryeministri Albin Kurti në vend që të punojë për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike tash e disa ditë gjen vetëm arsyetime e shfajësime. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës qysh në muajin shtator ka paralajmëruar se vendi do të përballet me krizë energjetike ashtu siç po përballet i gjithë rajoni dhe ka propozuar që qeveria të sigurojë kontrata të furnizimit për sezonin e dimrit. 

Por siç tha ai, kryeministri Kurti deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike. 

Ai tha se duke pasur parasysh që njëri prej blloqeve të termocentralit Kosova B nuk do të rikthehet në punë deri në fund të janarit, redkutimet gjatë në fillim të vitit 2022 do të jenë edhe më të ashpra sepse në atë kohë temperaturat bien edhe më shumë.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës