Qeveria paralajmëron themelimin e një fondi emergjent për familjet e dëmtuara nga vërshimet

11.01.2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se do të themelohet një fond emergjent për t’i ndihmuar familjet që u preken nga përmbytjet e reshjeve të shiut. “Do të themelojmë një fond emergjent për t’i dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet”, tha Hoti. E këtë vendim të kryeministrit Hoti që është propozuar […]

Qeveria paralajmëron themelimin e një fondi emergjent për familjet e dëmtuara nga vërshimet Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se do të themelohet një fond emergjent për t’i ndihmuar familjet që u preken nga përmbytjet e reshjeve të shiut.

“Do të themelojmë një fond emergjent për t’i dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet”, tha Hoti.

E këtë vendim të kryeministrit Hoti që është propozuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar të domosdoshëm në këtë situatë të krijuar nga reshjet atmosferike.

AAK-ja inkurajon Qeverinë që sa më shpejt të procesojë me vendimet zyrtare si dhe të shpërndahen fondet tek familjet e dëmtuara nga vërshimet.

Nisma e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet, sot ka marrë epilog edhe nga kryeministri Hoti, i cili ka paralajmëruar krijimin e tij. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përshëndet këtë vendim të Kryeministrit në detyrë, duke e cilësuar si të domsodoshëm në situatën e krijuar.

AAK inkurajon Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, që sa më shpejt të procesojë me vendimet zyrtare si dhe te sigurohet shpërndarja e fondeve te familjet e prekura nga përmbytjet” thuhet në komunikatën e AAK-së.