Qeveria paralajmëron ‘boom”, të investimeve kapitale këtë vit

31.03.2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar të publikojë grafikë për të dëshmuar se, sipas tij, shteti ka përparuar dhe se Qeveria ka shënuar suksese të mëdha. Kësaj here, ai paralajmëroi “boom të investimeve kapitale” sivjet.

Qeveria paralajmëron ‘boom”, të investimeve kapitale këtë vit Foto: Hekuran Murati / Ministria e Financave - Republika e Kosovës / Facebook

Sipas Muratit investimet kapitale në vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 33%, “niveli më i lartë ndonjëherë”, sipas tij, ndërkohë që opozita flet për të kundërtën.

Lajmi akoma më i mirë është se trendi i vitit 2024 deri më tani tregon për performancë edhe më të mirë sesa viti 2023 dhe pritet që sivjet të kemi “boom” të investimeve kapitale.

Ky rezultat është i mirëpritur pas shumë e shumë punëve në rregullimin e problemeve që ishin trashëguar, me projekte të padizajnuara si duhet dhe pa kryer obligimet e shpronësimit, probleme të cilat për shumicën e projekteve tashmë janë zgjidhur.