Qeveria paralajmëroi masa shtesë, gastronomët kërkojnë të punojnë pa kufizime për festat e fundvitit

07.12.2020

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet puna pa kufizime gjatë festave të fundvitit. SHGK përmes një komunikate për media thotë se gjendja momentale e gastronomisë është shumë e rënduar, andaj lusin Qeverinë e Kosovës që të punojnë pa kufizime gjatë festave të fundvitit, transmeton SuharekaOnline. “Ne […]

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet puna pa kufizime gjatë festave të fundvitit.

SHGK përmes një komunikate për media thotë se gjendja momentale e gastronomisë është shumë e rënduar, andaj lusin Qeverinë e Kosovës që të punojnë pa kufizime gjatë festave të fundvitit, transmeton SuharekaOnline.

“Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe Partitë politike të Kosovës për përkrahje mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!

Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit” thuhet në komunikatën e SHGK-së.

“Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera! Edhe Ekonomia njejt sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani!” thuhet tutje në komunikatë.

Gjithashtu SHGK-ja kërkon që delevery të lirohet urgjentisht, pasi që në shumë vende të botës nuk është i ndaluar.

“P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares” thuhet në komunikatë.