Qeveria: Nuk ka nevojë për panik, Kosova ka rezerva të mjaftueshme shtetërore

26.02.2022

Ministrja Hajdari në këtë konferencë për media ka thënë se shteti ynë me të gjitha veprimet ka arritur sasinë e rezervës shtetërore, gjithashtu ajo ka shtuar se kanë blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar, e po ashtu edhe këtë vit. “Shtetin ynë me të gjitha veprimet ka arrit sasinë e rezervës shtetërore, kemi blerë […]

Qeveria: Nuk ka nevojë për panik, Kosova ka rezerva të mjaftueshme shtetërore

Ministrja Hajdari në këtë konferencë për media ka thënë se shteti ynë me të gjitha veprimet ka arritur sasinë e rezervës shtetërore, gjithashtu ajo ka shtuar se kanë blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar, e po ashtu edhe këtë vit.

“Shtetin ynë me të gjitha veprimet ka arrit sasinë e rezervës shtetërore, kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar, e po ashtu edhe këtë vit. Duke filluar nga gruri, nafta e produkte tjera ushqimore.

Në kontakt me mullisët, ata na sigurojnë se edhe për 6 muaj popullata nuk ka nevojë të brengosët. Nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ministrja Hajdari.

Ndërsa, në fjalën e tij, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë thirrje që qytetarët të mos bëjnë panik dhe të mos blejnë miell, kjo pasi që ka mjaftueshëm dhe se nuk ka ndonjë krizë.

Po ashtu, ai ka deklaruar se duhet që t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik.

“Duhet t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. I kemi parë sot radhët e gjata para fabrikave të miellit. Ma kujtuan marsin e vitit 2020. Nuk ka nevojë për panik. Jemi siguruar mjaftueshëm dhe kemi siguruar kanale për furnizim në rast se ka mungesë. Kemi ndarë edhe shumën prej 10 milionë euro për tu furnizuar me rezerva shtetërore”, deklaroi ai.

Etiketat