Qeveria në largim s’mund ta dërgojë projektbuxhetin 2020 në Kuvend

20.01.2020

Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të […]

Qeveria në largim s’mund ta dërgojë projektbuxhetin 2020 në Kuvend Foto: Ilustrim

Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars nëse ka vendim nga Kuvendi dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës.

Në një komunikatë për media, MF sqaron se më datën 31 tetor 2019 e ka dorëzuar në Qeveri propozim- buxhetin për vitin 2020, por kjo e fundit nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgojë në Kuvend, pasi ky i fundit nuk ishte konstituuar.

Ndërsa sipas Artan Muratit nga shoqëria civile ka thënë se Qeveria në detyrë nuk mund ta sjellë Projektbuxhetin për vitin 2020 në Kuvend, për këtë ai ka dhënë edhe sqarime të tjera.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se për të ndodhë një gjë e tillë, Kuvendi i Kosovës duhet të ketë funksional Komisionin për Buxhet e Financa, si fillim, në mënyrë që të trajtohet ai Projektbuxheti 2020.

Por, sa i përket Komisioneve Parlamentare, ai ka thënë se nuk mund të ketë kësi lloj Komisione pasi që nuk janë të ditura sa ministri do të jenë sepse Komisioniet krijohen në bazë të numrit të ministrive të cilat duhet të mbikëqyren.

“Për me tepër, nuk mund te ketë Komisione Parlamentare pa qenë e ditur sa ministri do të jenë, sepse Komisionet krijohen në bazë të numrit të ministrive të cilat duhet të mbikëqyren. Ka edhe arsye tjera, të cilat nuk po i listoj këtu”, ka shkruar Murati.

Po ashtu ai ka thënë se qeveria në ikje e legjislaturës së gjashtë dhe legjislatura e shtatë nuk funksionojnë bashkë.

“Legjislatura e shtatë, qeveria në ikje e legjislaturës se gjashtë – nuk funksionojnë bashkë. Kjo është shume e qarte. Mos të krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet për gjera qe nuk jemi te sigurt se qëndrojnë ashtu siç themi.”, thuhet në postimin e Muratit.

Shkrimi i plotë i Artan Muratit në Facebook:

Nje sqarim i shkurter rreth Projektbuxhetit 2020

Qeveria e vjeter nuk mund te sjelle Projektbuxhetin 2020 ne Kuvend. Per te ndodhe nje gje e tille, Kuvendi duhet te kete funksional Komisionin per Buxhet e Financa, si fillim, ne menyre qe te trajtohet ai Projektbuxhet. Per me teper, nuk mund te kete Komisione Parlamentare pa qene e ditur sa ministri do te jene, sepse Komisionet krijohen ne baze te numrit te ministrive te cilat duhet te mbikeqyren. Ka edhe arsye tjera, te cilat nuk po i listoj ketu.

Legjislatura e shtate, qeveria ne ikje e legjislatures se gjashte – nuk funksionojne baske. Kjo eshte shume e qarte. Mos te krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet per gjera qe nuk jemi te sigurt se qendrojne ashtu sic themi.