Qeveria në detyrë shkarkon bordin e SHSKUK-së

28.03.2020

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese, e shtatëmbëdhjeta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore te saj. Qeveria në detyrë ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të […]

Qeveria në detyrë shkarkon bordin e SHSKUK-së Foto: Ilustrim

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese, e shtatëmbëdhjeta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore te saj.

Qeveria në detyrë ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Me po të njëjtin vedim Qeveria ka emëruar Bordin e Ri në përbërje:

  1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
  2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
  3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
  4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
  5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
  6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
  7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK ështëemëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.