Qeveria në detyrë ndanë mjete për mësimdhënësit, policët, mjekët, punëtorët teknik dhe zjarrëfikësit

18.02.2021

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka marrë vendim për ndarjen e 3 milionë eurove për Ministrinë e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor gjatë pandemisë. Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se këto 3 milionë euro janë nga 5 milionëshi që është ndarë nga fondi për Rimëkëmbje Ekonomike te Ministria […]

Qeveria në detyrë ndanë mjete për mësimdhënësit, policët, mjekët, punëtorët teknik dhe zjarrëfikësit Foto: Ilustrim

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka marrë vendim për ndarjen e 3 milionë eurove për Ministrinë e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor gjatë pandemisë.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se këto 3 milionë euro janë nga 5 milionëshi që është ndarë nga fondi për Rimëkëmbje Ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor.

“Paraqes propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve për disa organizata buxhetore për të ndarë shtesa për muajin shkurt dhe mars për disa kategori.

3 milionë euro ndahen nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor, kjo është shtesa e parë e cila do të paguhet në muajin shkurt.

Kjo përfshinë të gjithë personelin që janë të angazhuar në arsimin primar dhe sekondar”, ka thënë Bajrami.

Ajo tutje ka theksuar se për muajt shkurt dhe mars mjete do të ndahen edhe për zyrtarët policorë në vlerë prej 700 mijë euro, për zjarrfikësit 180 mijë euro, për punëtorët në qendra sociale 78 mijë euro, për profesionistët shëndetësorë 100 mijë euro, për punëtorët teknikë për shërbimin e pastrimit dhe sigurimin e institucioneve shëndetësore 160 mijë euro.