Qeveria ndan nga 300 euro për muajt korrik-gusht për mantelbardhët

Qeveria e Kosovës vendosi sot për ndarjen nga 300 euro si shtesa mujore për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës së tyre, në trajtimin e pacientëve lidhur me virusin COVID-19.

Sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, për mjekët dhe infermierët do të ndahen nga 300 euro për muajin korrik dhe gusht.

“Ne propozojmë që infermierëve dhe mjekëve t’i ndahen shtesa nga 300 euro. Ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht, stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj”, tha ajo.

Po ashtu ajo falënderoi stafin shëndetësor për gjithë kontributin e dhënë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.