Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID

21.04.2021

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur mbledhje, në të cilën ndër tjerash ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve të “Subvencione dhe Transfereve”.  Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat e fundit të cilat kishin […]

Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID Foto: SuharekaOnline

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur mbledhje, në të cilën ndër tjerash ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve të “Subvencione dhe Transfereve”. 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat e fundit të cilat kishin hyrë në fuqi që nga 07 deri më 18 prill për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ndarja buxhetore kap shumën prej 6 milionë euro.

“Bëhet ndarja prej 6 milionë eurove për bizneset qe janë prek nga pandemia dhe vendimi ka për qëllim ti mbulojë pagat dhe qytetarë deri në 50%. Subvencionimi do të bëhet përmes aplikimit të dorëzuar nga bizneset detajzimi i kritereve për të fituar nga këto masa do të bëhet me aplikim të veçantë” ka thënë Murati.