Qeveria ndan 598,500 euro për subvencionim të atyre që u angazhuan në Qendrat e Vaksinimit

25.09.2021

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00 euro në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti: “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje […]

Qeveria ndan 598,500 euro për subvencionim të atyre që u angazhuan në Qendrat e Vaksinimit Foto: Ilustrim

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00 euro në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti:

“Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

Masat-kunder-COVID-19-24-9-2021