Qeveria ndan 5 milionë euro për personelin shëndetësor dhe policët
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur mbledhje, në të cilën ndër tjerash ka miratuar vendimin për ndarjen e pagave shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë. Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë për muajt prill-maj. “Përmes këtij vendimi ndahen mjete shtesë për sektorin […]
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur mbledhje, në të cilën ndër tjerash ka miratuar vendimin për ndarjen e pagave shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë për muajt prill-maj.
“Përmes këtij vendimi ndahen mjete shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë në vlerë totale mbi 5 milionë për muajin prill-maj me shtesa prej 100 euro për teknikë, 150 euro për mjekë dhe infermierë dhe 100 euro për policë”, tha ministri i Fininacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Poashtu, qeveria ka ndarë edhe 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID.